Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur një dosje të gjerë provash ndaj tre të akuzuarve – Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla – për vrasjen e rëndë në bashkëkryerje të Liridona Murselit, ngjarje që tronditi opinionin publik në dhjetor të vitit të kaluar.
Sipas Prokurorisë, dyshimi i bazuar ndaj të akuzuarve mbështetet në një numër të madh provash materiale, teknike dhe dëshmish personale. Ndër provat kyçe janë: një fishek që rezulton të jetë shkrepur nga arma e krimit me numër serik identifikues, raporti i autopsisë, analiza preliminare e të dhënave nga telefonat e të pandehurve, pamjet e kamerave të sigurisë nga lokacionet “Etno Kuqa” dhe pompa “Kastrati”, si dhe transaksionet bankare në Bankën Ekonomike dhe BKT.
Po ashtu, në dosje përfshihen dy CD me të dhëna nga IPKO për komunikimet telefonike të të pandehurve, dy DVD me incizime të kamerave të sigurisë dhe një tjetër nga vende të ndryshme të ngjarjes. Prokuroria përmend edhe një përgjigje nga autoritetet shtetërore suedeze që lidhet me rastin.
Një dëshmi e rëndësishme pritet të jetë ajo e Leonard Ademajt, vëllait të viktimës, i cili atë natë ndodhej në Prishtinë dhe kishte marrë fëmijët e çiftit nga i akuzuari Naim Murseli.
Prokuroria shprehet se provat janë të mjaftueshme për të bindur gjykatën dhe opinionin publik se të pandehurit janë fajtorë për krimin e rëndë./Arbresh.info
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00