Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë priti një delegacion të nivelit të lartë nga Republika e Tanzanisë, të udhëhequr nga Mahmoud Thabit Kombo, ministër i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit të Afrikës Lindore.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Oda Ekonomike Amerikane bëri të ditur se kjo vizitë e rëndësishme, e iniciuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, shërbeu si një mundësi për të eksploruar rrugë të reja bashkëpunimi ndërmjet ekonomive tona dhe komuniteteve të biznesit.
“Takimi mblodhi së bashku anëtarë të Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane dhe përfaqësues nga industri të ndryshme, duke përfshirë prodhimin, tregtinë, teknologjinë, bujqësinë, energjinë dhe minierat, për një shkëmbim të frytshëm mbi angazhimin e ardhshëm ekonomik me një nga tregjet më premtuese të Afrikës”, njofton OEAK.
Nga ana e tij, kryediplomati Kombo falënderoi presidenten Osmani për ftesën e saj dhe nismën për të takuar komunitetin e biznesit, duke theksuar potencialin e madh për bashkëpunim ekonomik në bujqësi, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, dhe turizëm, sektorë ku të dy vendet mund të ndërtojnë partneritete të forta dhe të dobishme për të dyja vendet.
Skenari i çmendur: Barcelona mund ta festojë titullin e kamp...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup për të drejtën e pr...
Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...