Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Venesa, Zijada, Armira, Arbenita dhe Kaoni janë mishërimi i rezistencës dhe qëndrueshmërisë.
Sipas Presidentes, janë dëshmi se edhe nga plagët më të thella të luftës, mund të lindë shpresa, forca dhe vizioni për të ardhmen.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Venesa, Zijada, Armira, Arbenita dhe Kaoni janë mishërimi i rezistencës dhe qëndrueshmërisë. Janë dëshmi se edhe nga plagët më të thella të luftës, mund të lindë shpresa, forca dhe vizioni për të ardhmen.
Ata janë frymëzim për mënyrën se si popujt, si ai i Kosovës dhe i Bosnjës, mund të ringrihen nga hiri i luftës – më të bashkuar, më të vendosur dhe më të fuqishëm.
Çdo rrëfim i tyre – nga përjetimi dhe mbijetesa e tmerrit të luftës, deri tek shndërrimi i atyre plagëve në angazhim e forcë për paqe e drejtësi – është thirrje për të mos harruar dhe për të vazhduar përpara, me dinjitet dhe guxim./Arbresh.info/
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...