Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim komandantin e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së ushtrisë amerikane, gjeneralmajor Michael E. Wegscheider, si dhe Agjutant i përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Stephen Osborn.
Maqedonci këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ku ndër të tjera ka shkruar se: “Gjeneralmajor Michael Wegscheider ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, që të shohë nga afër aktivitetet të cilat po realizohen në Babaj të Bokës, në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 25”.
Tutje ai tha se gjatë takimit, krahas mirënjohjes që shprehu për faktin që kanë përzgjedhur pikërisht Kosovën për vendosjen e komandës së këtij divizioni, gjithashtu diskutuan dhe për pjesëmarrjen aktive të FSK -së në këtë ushtrim, e që është ushtrimi më i madh ushtarak në kontinentin e Evropës.
“Pastaj diskutuam po ashtu rreth hapave të ndërmarr nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në implementimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, ristrukturimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, në funksion të përmbushjes së objektivave strategjike me qëllim primar forcimin e ushtrisë sonë dhe sigurisë në vend”, ka shkruar ai.
Ndërsa, siç tha ministri, gjenerali Wegscheider theksoi se partneriteti me SHBA-në do të jetë gjithnjë e më i fuqishëm dhe do të vazhdojë në shumë aspekte në fushën e mbrojtjes.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë shtet mik yni, por dhe partner strategjik i Kosovës, e aleat i përhershëm i vlerave demokratike”, ka shkruar ndër të tjera Maqedonci.
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...