Napoli është gati të përballet me Arsenalin për nënshkrimin e sulmuesit të Sporting Lisbonës, Viktor Gyökeres.
Ai vlerësohet në treg rreth 67 milionë paund, shkruan Arbresh.info.
Sipas “The Mirror”, sulmuesi suedez ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha pas një sezoni të shkëlqyer në Portugali, ku ka spikatur me gola dhe paraqitje mbresëlënëse, ndër to edhe Napoli.
? Napoli are ready to battle it out with Arsenal to sign Sporting Lisbon’s £67m-rated striker Viktor Gyokeres.
(Source: Sunday Mirror) pic.twitter.com/VKl1CvAV9J
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) June 1, 2025
Arsenali është prej kohësh në kërkim të një sulmuesi të klasit të lartë, ndërsa Napoli e sheh Gyökeres si zëvendësuesin ideal për Victor Osimhen, në rast të largimit të tij gjatë verës.
Deri më tani “Topçinjtë”, kanë qenë në “pole position”, për ta transferuar suedezin, por gara pritet të bëhet e ashpër.
Gyokeres ka shkëlqyer këtë sezon ku në 52 ndeshje, ka shënuar 54 gola dhe ka dhuruar 13 asistime.
26-vjeçari ka qenë vendimtar për triumfin e Sportingut në ligë dhe në kupë të Portugalisë./Arbresh.info
Lëkundje tërmeti në Vlorë
Prokuroria nisi hetime për drejtorin e shkollës “Pavarësia” ...
Foda pas shortit: Qëllimi ynë është të arrijmë vendin e dytë
Lushaku-Sadriu tregon arsyen pse nuk e votuan Rezolutën për ...
Osmani dekoron mjekun australian me Medaljen “Shën Tereza”
LDK nuk e votoi Rezolutën për gjyqin e Hagës, kërkoi përfshi...