Shqipëria të shtunën luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të kualifikimeve për Kampionat Botëror, ndaj Serbisë.
Tashmë grumbullimi i lojtarëve ka filluar dhe kombëtarja përfaqësohet nga futbollistë të ndryshëm nga të gjitha trojet shqiptare, shkruan Arbresh.info.
Pjesë e grumbullit janë edhe disa futbollistë nga Kosova.
Pikërisht me këta lojtarë, ministri i shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla është takuar para kësaj sfide.
Përmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka postuar një fotografi ku shihet me disa yje dardan duke pirë kafe.
“Një kafe me dardanët e kombëtares sonë kuq e zi. Për një komb, për një kombëtare”, ka shkruar Balla.
Në foto janë të pranishëm Mirlind Daku, Ylber Ramadani, Arbër Hoxha, Ardian Ismajli dhe Adrion Pajaziti.
Ministri Balla shquhet si një nga përkrahësit më të mëdhenj të futbollistëve shqiptar nga i gjithë kabineti i Ramës, ku çdo gol të secilit lojtar kuqezi e shpërndanë në rrjetet e tij sociale.
Ndeshja Shqipëri – Serbi do të luhet më 7 qershor, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, me fillim nga ora 20:45.
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë