Ka arritur në Kosovë Kreu i Shtetit të Antigua dhe Barbudas, Guvernatori i Përgjithshëm Sir Rodney Williams dhe Zonja e Parë Lady Sandra Williams.
Vizita e tij në Kosovë vjen me ftesë të presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Presidenca njofton se Williams do të marr pjesë edhe në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
“Me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani, në Kosovë arrin Kreu i Shtetit të Antigua dhe Barbudas, Guvernatori i Përgjithshëm Sir Rodney Williams dhe Zonja e Parë Lady Sandra Williams. Guvernatori i Përgjithshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe do të jetë pjesëmarrës i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nën udhëheqjen e Presidentes Osmani”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Osmani do ta pres në takim me ceremoni shtetërorë Guvernatorin e Përgjithshëm sot në ora 15:00/Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...