Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar për ditëlindje ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe ish-kreun e PDK-së, Kadri Veselin.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi shprehu mirënjohje për kontributin e Veselit në historinë e vendit, duke theksuar se sakrifica e çlirimtarëve mbetet e pandryshuar, pavarësisht rrethanave.
“Urime ditëlindjen, Kryetar! Roli i çlirimtarëve është i shkruar me sakrificë dhe shkronja të arta në historinë tonë. Nuk ka rrethanë që e ndryshon këtë – as vendi, as koha, as distanca. Me besim në fitoren e drejtësisë dhe të vërtetës – pres të ritakohemi së shpejti, në Prishtinë!”, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.info
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...