Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e së premtes në afërsi të shkollës “Shkëndija” në Hajvali.
Lajmin për Arbresh.info e konfirmoi komandanti i Zjarrfikësve në komunën e Prishtinës, Malë Gashi.
Ai bëri me dije se zjarri ka përfshirë një kontejner të mbeturinave.
“Është lajmëruar për një zjarr në kontejner të mbeturinave rreth orës 06:03. Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë vepruar shpejt, pasi zjarri ishte pranë një trafoje elektrike, çka e bënte situatën të rrezikshme dhe mund të shkaktonte dëme më të mëdha,” tha Gashi./Arbresh.info
Reagon Albatro Rexhaj: Nuk është e vërtetë që Berati më ka g...
Pajtohen dhe përqafohen mes vete Berat Buzhala dhe Albatros ...
Përfundon afati për aplikimin e legalizimit të objekteve në ...
Pas incidentit në studio me Albatros Rexhajn, reagon Berat B...
Përplasje fizike në emision, Berat Buzhala godet Albatros Re...
IKSHPK: Në Kosovë dominon gripi A/H3N2