Drita është shpallur kampione e Kosovës për sezonin 2024/25.
Kështu skuadra nga Gjilani do të luaj në kualifikime për Ligën e Kampionëve, si kampion i Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Tashmë është publikuar lista e skuadrave që do të garojnë në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë që Drita do të ketë përparësi në short pasi është në pjesën e ekipeve bartësë.
Si rrallëherë, “Intelektualët” kanë fat në short, dhe do të përballen me ekipe të nivelit më të ulët.
Kundërshtarë potencial të Dritës, mund të jenë edhe kampioni i Shqipërisë, Egnatia si dhe kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës.
Shorti për rrethin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve do të tërhiqet me datë 17 qershor, kurse ndeshjet e para do të luhen me 8/9 korrik.
Sfidat e kthimit luhet një javë më vonë./Arbresh.info

Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia li...
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohe...
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore...
Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerë...
Të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, arrestohen gjashtë p...
Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve