Real Madrid ka konfirmuar se legjenda e klubit, Álvaro Arbeloa, do të marrë drejtimin e Castillas nga sezoni 2025/26.
Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale të klubit madrilen, shkruan Arbresh.info.
I rritur në akademinë “La Fábrica”, Arbeloa ka fituar gjithçka si lojtar me Realin dhe Spanjën, përfshirë dy Liga të Kampionëve, Kupën e Botës 2010, Euro 2008 dhe 2012.
Tek Real Madridi si futbollist ka luajtur mes viteve 2009 dhe 2016, ai zhvilloi 238 ndeshje me ekipin e parë të Real Madridit, në një nga periudhat më të suksesshme në historinë e klubit.
Që nga viti 2020, ai ka drejtuar ekipet e moshave te Real Madrid, duke fituar tituj të rëndësishëm me Juvenil A, përfshirë tripletën historike në sezonin 2022/23.
Emërimi i tij te Castilla është një hap i madh drejt së ardhmes të tij si trajner. Ai do ta zëvendësojë Raul Gonzalezin i cili ditë më parë u largua nga timoni i Castillas./Arbresh.info
Zvicër, zbulohen 356 mijë euro të fshehura në tren – n...
Pacolli denoncon dy raste të dyshimta të shpronësimit
Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia li...
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohe...
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore...