Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, tha se rreziqet janë minimale që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të jetë një Republikë Srpska.
Ai tha se si Asociacioni si çështja e tokës së Manastirit të Deçanit janë nënkuptuar si kompromise që Kosova duhet t’i bëjë në raport me Serbinë, por ai thotë se kjo s’qëndron, raporton Gazeta Express.
“Këto nuk janë kompromis. Janë detyra shtëpie. Janë detyra shtëpie për Kosovën që është dashur të bëhen. Dhe nëse nuk bëhen, ka një çmim që duhet paguar”.
“Dhe unë kam qenë në Deçan me ambasadorë pesë herë, e di, njëzet ambasadorë. Kemi bërë demarshe, dhe ajo (çështja) u krye ditën e fundit, vitin e kaluar në Këshillin e Europës, në një mënyrë që nuk e rriti besimin se u bë për arsye të sundimit të ligjit, por thjesht për përvojë politike”.
Rohde tha se Kosova duhet ta përmirësojë besimin dhe pastaj të ecë përpara.
“Dhe po e përsëris, detyrat e shtëpisë janë ndryshe nga kompromiset me Serbinë”.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën