Ukraina ka lëshuar rreth 300 dronë drejt Rusisë gjatë natës. Në fillim u raportua për 100 dronë të lëshuar, por Ministria e Mbrojtjes e Moskës tani e ka përditësuar këtë shifër në 296.
Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë Ministrinë ruse të Mbrojtjes, dronët u rrëzuan në 13 rajone, shkruan A2 CNN.
Më parë, ministria ruse tha se mbrojtja e saj ajrore shkatërroi 112 dronë ukrainas në një sulm tre-orësh.
Sulmi i madh ukrainas vjen pasi Rusia nisi tre netë me sulme ajrore masive në Ukrainë gjatë fundjavës, duke vrarë të paktën 12 persona.
Të dielën, Rusia nisi sulmin e saj më të madh me dronë të luftës trevjeçare, duke qëlluar 355 dronë në Ukrainë.
Rritja e bombardimeve të Ukrainës nga Rusia gjatë fundjavës shkaktoi një një reagim të fortë nga Presidenti Donald Trump, i cili tha se Vladimir Putin ishte “çmendur plotësisht”.
Kongo rihap aeroportin në Bunia mes shpërthimit të Ebolës
Osmani vlerëson mbështetjen në Dragash: Kur bashkohemi, jemi...
Begaj pret Costën: Shqipëria po ecën me ritëm të shpejtë dre...
KQZ akrediton 15,782 vëzhgues të tjerë për zgjedhjet e 7 qer...
Meta lë përkohësisht burgun, mbërrin në Skrapar për varrimin...
Guardiola i thotë “jo” ribashkimit të tij me Mes...