Martina Carbonaro, një vajzë 14-vjeçare nga Afragola në Itali, u gjet e vdekur të martën pas dy ditësh kërkimesh intensive. Ajo ishte zhdukur të dielën, pas një mesazhi ku njoftoi se po dilte për t’u takuar me një shoqe.
Nëna e saj e kishte kontaktuar pas disa orësh, por telefoni i vajzës ishte fikur dhe nuk kishte më asnjë informacion për vendndodhjen.
Trupi i pajetë i Martinas u gjet nga karabinierët në një kasolle të braktisur pranë stadiumit “Moccia”, jo larg shtëpisë së saj. Ajo ishte fshehur nën një dyshek, një vend që ishte identifikuar pas analizimit të kamerave të sigurisë që kishin regjistruar lëvizjet e saj.
Hetimet janë ende në zhvillim. Një nga pista që po shqyrtohet është një djalë nga Verona, me të cilin Martina kishte komunikuar kohët e fundit përmes internetit. Autoritetet po analizojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në sqarimin e ngjarjes.
Ky rast ka tronditur komunitetin e Afragolës dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë e të rinjve në rrjetet sociale dhe mundësitë e rreziqeve që ato mund të sjellin. Familja e Martinas është shprehur e shkatërruar nga humbja e papritur dhe kërkon drejtësi për vajzën e saj./syrinet
Rregullohet defekti në Vlorë, nis furnizimi me ujë në një pj...
Rezultatet preliminare – numërohen 100% e votave
Numërohen 25% e votave të kandidatëve për deputetë, prinë LV...
Moti sot në Shqipëri
Vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë
Kuvendi i Komunës së Prishtinës sot me seancë të jashtëzakon...