Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se nuk është hera e parë që një rast potencial i korrupsionit të profilit të lartë etiketohet menjëherë si sulm politik, referuar rastit të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci.
Me anë të një postimi në Facebook, Cakolli pyeti se nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet “plan politik”, atëherë çka mbetet nga drejtësia, përcjell Arbresh.info.
“Nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet “plan politik”, atëherë çka mbetet nga drejtësia? Nuk është hera e parë që një rast potencial i korrupsionit të profilit të lartë etiketohet menjëherë si sulm politik. Jo mbi baza të ndonjë shkeljeje procedurale apo mungese provash, por thjesht sepse prek dikë brenda pushtetit. E kur kjo ndodh paralelisht me përpjekjet për të reformuar sistemin prokurorial, shfaqet një prirje shqetësuese për kontroll mbi drejtësinë, përmes delegjitimimit të saj – duke shpallur çdo prokuror që guxon si “të kapur”, dhe institucionet si pjesë të ndonjë skeme kundër qeverisë”, ka shkruar Cakolli.
“Sepse në thelb, po përpiqen të na bindin se drejtësia është e mirë vetëm kur nuk i prek. Dhe hetimet janë legjitime vetëm kur godasin kundërshtarët. Në fund të fundit, çështja nuk është a është fajtor filan ministri apo ministresha, sepse për këtë ekzistojnë hetimet dhe fjalën e fundit e thonë gjykatat. Por kur politika i del përballë drejtësisë si mur, çdo fjalë për transparencë e integritet kthehet në hipokrizi”, ka shkruar Cakolli./Arbresh.info
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...