Një incident i rëndë ka ndodhur sot në rrugët e qytetit, teksa Liverpooli po festonte titullin e 20-të në histori të klubit.
Mijëra qytetarë kishin bllokuar rrugët për të parë paradën e ekipës së tyre me titullin kampion, shkruan Arbresh.info.
Por festa e tifozëve të “The Reds”, u prish në fund kur një person hyri në turmë me veturën e tij dhe goditi disa tifozë.
Pas këtij rasti ka reaguar edhe skuadra e Liverpoolit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me Policinë e Merseyside në lidhje me incidentin në Ëater Street, i cili ndodhi drejt fundit të paradës së trofeut më herët këtë mbrëmje”.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga ky incident i rëndë”.
“Do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje të plotë për shërbimet e emergjencës dhe autoritetet lokale që po merren me këtë ngjarje”, shkruhet në reagimin e Liverpoolit.
Ndërkohë, që policia angleze ka konfirmuar se një 53-vjeçar britanik i bardhë është arrestuar pasi automjeti përplasi këmbësorët pranë paradës së triumit të titullit të Liverpool në Premier League.
Before the far right try to exploit this: Merseyside police say a WHITE MAN has been arrested. Video footage confirms.
Thoughts with all involved in #Liverpool pic.twitter.com/IW3WY3YpcH
— Dr Louise Raw (@LouiseRawAuthor) May 26, 2025
LEXO EDHE:
Incident në paradën e festës së titullit në Liverpool, një person godet me makinë disa tifozë
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...
Bisedimet SHBA-Iran do të fillojnë në ditët në vijim
Presidenti i Federatës së futbollit turk u premton lojtarëve...