Bayern Munich është hedhur në sulm në kërkimin e një sulmuesi anësor për edicionin e ri 2025/26.
Sipas gazetarit të njohur gjerman, Florian Plettenberg, bavarezët e shohin si një alternativë për krahun e majtë të sulmit, Cody Gakpon e Liverpoolit, shkruan Arbresh.info.
Ai ka bërë të ditur se holandezi 26-vjeçar ndodhet në listën e ngushtë të Bayernit, së bashku me Kaoru Mitoman dhe Rafael Leao.
Ka pasur kontakte konkrete për Gakpo dhe komunikimi vazhdon ende.
?? EXCL | FC Bayern are now also considering Cody #Gakpo in their search for a high-profile left winger!
The 26 y/o Dutchman is on the shortlist behind Kaoru Mitoma and Rafael Leao. There has already been contact regarding Gakpo – and still is. Max Eberl likes him.
Gakpo is… pic.twitter.com/WpjBOa8Y7e
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) May 26, 2025
Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, është një admirues i madh i profilit të tij. Te Liverpool, Gakpo shihet si një kandidat potencial për largim, nëse vjen një ofertë e përshtatshme.
Ai ka një kontratë që e mban të lidhur me klubin anglez deri në vitin 2028, por situata mbetet e hapur.
Gakpo është pjesë e Liverpoolit nga gjysma e sezonit 2022/23 kur u transferua nga PSV. Holandezi ka luajtur 49 ndeshje këtë edicion me klubin dhe ka shënuar 18 gola e shtatë asitime./Arbresh.info
Policia: Siguria për ndeshjen sipas standardeve të UEFA-s
FFK me dhuratë të veçantë për tre baballarët e rinj ‘Dardanë...
Kurti në 27-vjetorin e masakrës së Pastaselit: 106 civilë u ...
Mbreti Charles takim me Trump, vizitë historike në fund të p...
Krasniqi: Komunat janë vendi ku shteti takohet me qytetarin
Ndeshja historike Kosovë-Turqi, Endrit Thaçi ndan foton emoc...