Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, ka dhënë lajmin e madh për krijimin e një gare të re në kontinentin e vjetër.
Në një deklaratë për revistën gjermane Kicker, ai nuk donte të zbulonte detaje.
“Ne ende po mendojmë për ide të tjera, por është shumë herët për të zbuluar ndonjë gjë”.
“Është plotësisht e qartë se nuk do ta rrisim numrin e ndeshjeve, por do të dalë diçka që do ta bëjë gjithçka edhe më interesante”.
“Është e vështirë të flasësh për ndeshje që nuk kanë filluar ende. Por ekipet padyshim i duan ato, veçanërisht ato më të mëdhatë”, ka thënë Ceferin.
Në Evropë, klubet e top pesë ligave më të mira evropiane tashmë garojnë në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe atë të Konferencës.
Në ndërkohë kombëtaret tashmë dihet se luajnë në Ligën e Kombeve, një kompeticion ku marrin pjesë edhe Kosova dhe Shqipëria.
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos
Kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë, shtetasi i Kosovës...
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...