Vushtrria dhe Llapi luajnë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, ku nga kjo sfidë përcaktohet edhe skuadra e fundit që do të luaj në Superligën e Kosovës për edicionin 2025/26.
Pati shumë aludime se ku do të zhvillohet kjo sfidë, dhe tashmë është zyrtare se stadiumi “Fadil Vokrri”, do të jetë nikoqir i përballjes së barazhit për këtë vit, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe skuadra llapjane përmes një njoftimi në Facebook, ku ka njoftuar tifozët e vet për orën, ditën dhe datën.
Kjo sfidë është marrë vendim të luhet me 31 maj, ditë e shtunë me fillim nga ora 16:00.
Llapi përfundoi i teti këtë edicion në Superligën e Kosovës, gjersa Vushtrria e dytë në grupin B, të Ligës së Parë.
Fillimisht skuadra e Armend Dallkut mposhti Lirinë në barazhin e Ligës së Parë, dhe tashmë i duhet një fitore edhe kundër Llapit të Tahir Batatinës ta sigurojë Superligën.
Interesimi për këtë sfidë është i jashtëzakonshëm./Arbresh.info
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup