Anija patrulluese P-133 shpëtoi 4 turistë të huaj të cilët kishin mbetur të izoluar në Gjirin e Gramës.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se, në orën 07:55, pasi morën sinjal për praninë e katër turistëve të izoluar në Gjirin e Gramës, Forca Detare reagoi me shpejtësi.
Anija patrulluese P-133 u nis menjëherë drejt vendngjarjes për të ofruar ndihmën e nevojshme.
Rreth orës 09:30, anija vendosi kontakt vizual me turistët dhe nisi operacionin e shpëtimit përmes gomones.
Në orën 09:45, mjeti lundrues u akostua në breg, ku u identifikuan katër shtetas të huaj – dy gjermanë dhe dy francezë, një mashkull dhe tri femra.
Pasi u sigurua gjendja e tyre shëndetësore, që ishte e qëndrueshme, ata u transportuan në bord dhe u pritën me kujdes e përkujdesje nga efektivët tanë. U ofruan ushqime dhe pije gjatë lundrimit drejt ishullit të Sazanit, ku do të vijojnë të marrin mbështetjen e mëtejshme të nevojshme.
Ky është një tjetër shembull i përkushtimit dhe gatishmërisë së Forcës Detare për të qenë gjithmonë aty ku ka nevojë për ndihmë./atsh.al/
E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon as...
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin di...
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...