Një mjet shpërthyes dyshohet se është vendosur sot në ordinancën “Medika” në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Ordinanca i përket gjinekologut Afrim Veliu i cili ditë më parë është sulmuar në mes të rrugës nga një person i panjohur, përcjell Arbresh.info.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës për Arbresh.info ka bërë të ditur se njësitet e nevojshme kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme.
“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme për ta menaxhuar situatën”, ka thënë Ahmeti.
LEXO EDHE:
Gjinekologu Veliu është goditur në kokë me mjet metalik, policia jep detaje rreth sulmit
Kujtojmë se mbrëmjen e 20 majit, gjinekologu Afrim Veliu është sulmuar fizikisht nga një person, ku është goditur në kokë me një mjet metalik derisa po futej në veturë.
Personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa policia ende nuk ka arritur të arrestoj./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Dyshohet për mjet shpërthyes në Prishtinë, policia në vendin e ngjarjes
Gjenden armë e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar n...
Xhiro e 33-të në Superligë, të gjitha duelet zhvillohen sot
Ebola alarmon Afrikën, OBSH shpall emergjencë globale në Rep...
Alis arrin vendin e 13-të në Eurovizion, ‘Nan’ mori 145 pi...
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë