Mali i Zi është afër një vendimi për futjen e orarit të punës shtatë-orësh, njoftoi sot kryeministri Milojko Spajiq.
“Pas një shqyrtimi të gjerë se si të gjejmë një model që do të kënaqte si sindikatat ashtu edhe punëdhënësit, mund të themi se jemi afër një zgjidhjeje në lidhje me futjen e orarit shtatëorësh të punës”, tha Spajiq.
Kryeministri malazez tha se në fillim të javës së ardhshme, Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Naida Nishiq, do të udhëheqë diskutimet në kuadër të dialogut social me përfaqësuesit e sindikatave dhe punëdhënësve, ku, siç theksoi ai, do të kristalizohet versioni përfundimtar i kësaj reforme , njoftoi zyra e tij.
Siç është njoftuar, qëllimi është që përmes konsultimeve të gjera të zbatohet një nga reformat më të mëdha në fushën e punës, e cila synon “të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe më shumë kohë për familjet, por edhe punë më efikase dhe produktive” .
Qeveria e Malit të Zi njoftoi më parë se, në përputhje me premtimet parazgjedhore, planifikon të prezantojë orarin e punës shtatë-orësh në sektorin privat dhe publik.
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...
Prokurori Pache pretendon se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv
Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e ...
Policia e Kosovës sekuestron rreth 7 kg marihuanë, arrestohe...