Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë një thirrje emocionale gjatë Asamblesë vjetore të OBSH-së, duke i kërkuar Izraelit të tregojë mëshirë në konfliktin e vazhdueshëm në Rripin e Gazës.
Me lot në sy, Tedros theksoi se lufta nuk po sjell asnjë zgjidhje të qëndrueshme dhe se, përkundrazi, po dëmton vetë Izraelin. “Është e gabuar të përdorësh ushqimin dhe furnizimet mjekësore si armë. Mund të imagjinoni si po vuajnë njerëzit,” u shpreh ai, cituar nga France 24.
Ai këmbënguli se vetëm një zgjidhje politike mund të sjellë paqe të qëndrueshme në rajon.
Ndërkohë, Kombet e Bashkuara kanë nisur shpërndarjen e ndihmave humanitare në Gaza, me rreth 90 kamionë që kaluan kufirin ditën e djeshme.
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...