Këshilli i Bashkimit Europian miratoi sot çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga grup-kapitulli 3: “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin.
Ndërsa ndau foto nga delegacioni shqiptar në Bruksel, kryeministri Edi Rama u shpreh se “rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim”.
Kryeministri solli në vëmendje se deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur.
“Një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027”, tha Rama.
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf