Rikthehen punimet e Kuvendit të Shqipërisë pas ndërprerjes për gati 7 javë për shkak të fushatës elektorale dhe angazhimit të deputetëve në zonat zgjedhore.
Të hënën paradite, më 26 maj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka thirrur Konferencën e Kryetarëve, që sipas rregullores do të vendosë për seancën më të afërt plenare.
Kjo do të jetë hera e fundit për shumë nga deputetët, përfshirë edhe kryetarët aktualë të grupeve parlamentare, që janë pjesë e Konferencës së Kryetarëve, për shkak se një pjesë prej tyre nuk arritën të fitojnë në zgjedhjet e datës 11 maj.
Konferenca e Kryetarëve do të vendosë për kalendarin e punimeve gjatë muajit qershor, kur pritet të vijojë agjenda e projektligjeve që lidhen me integrimin evropian, procesi i mbetur në mes për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, shtyrja e afatit të punës së komisioneve të posaçme për medien dhe antikorrupsionin, si dhe iniciativa të mbartura nga sesionet e shkuara.
Parlamenti aktual i mbyll punimet në fund të javës së tretë të korrikut, ndërsa në shtator do të konstituohet parlamenti i ri./rtsh.al
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...
“Ne e kemi Yildizin” – McKennie mesazh tif...
Sulm me thikë në Sydney, një viktimë dhe dy të plagosur