Komuna e Leposaviqit njofton se janë mbyllur me sukses gjashtë qendra kolektive në territorin e kësaj komune.
Në njoftim thuhet se janë sistemuar gjithsej 36 familje, në mesin e të cilëve janë persona të zhvendosur, si dhe qytetarë nga kategoritë socialisht të rrezikuara të cilët kanë jetuar për vite me radhë në kushte të papërshtatshme.
“Të gjithë përfituesit janë zhvendosur në njësi banimi të ndërtuara dhe të adaptuara, të cilat janë të destinuara pikërisht për zgjidhjen e çështjeve të strehimit për shtresat më të ndjeshme të shoqërisë sonë”, thuhet në njoftim.
“Kjo është një hap i madh drejt krijimit të një shoqërie më të drejtë dhe më humane, në të cilën çdo njeri ka të drejtë për një jetë me dinjitet.
Komuna e Leposaviqit mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj që t’i ndihmojë ata që kanë më së shumti nevojë për ndihmë dhe që në mënyrë të vazhdueshme të përmirësojë cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët e saj”, thuhet më tej në njoftim.
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...
Maqedonci takon ministrin britanik të Mbrojtjes në Turqi, fl...
Rama në Kongresin Botëror të Ligjit: Integrimi në BE çelësi ...
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...
Dogana e Kosovës zbulon faturë të dyfishtë në Vërmicë, dyshi...