Gjinekologu i njohur kosovar, Afrim Veliu, ka pësuar sulm fizik pasditen e së martës në rrugën “Henry Dunant” në Prishtinë, në lagjen Ulpiana.
Sipas informacioneve të para, viktima është goditur në kokë me një mjet metalik ndërsa po futej në veturë.
Lajmi është konfirmuar për mediumin Arbresh.info nga Policia e Kosovës.
Personi i dyshuar ka larguar menjëherë vendin e ngjarjes, ndërsa Veliu ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor.
“Mbrëmë rreth orës 21:30, është raportuar për një sulm fizik, të ndodhur në rrugën “Henry Dunant” në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Sipas informacioneve të para dyshimet janë ngritur se, teksa po futej në veturë viktima është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person i panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa motivi i sulmit mbetet i panjohur. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative dhe hetimore për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, thuhet në përgjigjen e policisë./Arbresh.info
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...