Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës është vendim i partisë dhe nuk do të tërhiqet.
“Mos ta bëjmë këtë lojë negative. Duhet të respektojmë propozimet e njëri-tjetrit dhe të kemi një kryesi [Kuvendi] të bazuar në meritë”, tha Kurti në një intervistë për RTK.
Përkundër dështimeve të shumta në votimin e Albulenës Haxhiu, propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Kurti ka thënë se tashmë problemi thelbësor nuk është emri i kandidatit, por mënyra e votimit.
Kurti tha se opozita duhet të pranojë votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
“Nesër nuk është në pyetje Albulena, që është propozimi ynë, por është në pyetje pikërisht komisioni për votimin e fshehtë. Nëse opozita janë të sigurt që Albulena nuk kalon përsëri, le ta provojmë me votimin e fshehtë. Dhe porsa të konstituohet Kuvendi, si kryeministër në detyre, si kryet i VV-së, do t’i kem 61 vota minimum për qeverinë e re. Por, paraprakisht na duhet Kuvendi”, ka thënë Kurti.
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...