Ani pse nuk arriti të shpallet kampion për vitin e dytë me radhë me Bayer Leverkusenin, futbollisti shqiptar, Granit Xhaka ishte shtylla e mesfushës së këtij klubi.
Paraqitjet e tij të mira lanë gjurmë edhe këtë sezon në ndeshjet e Leverkusenit në Bundesligë, shkruan Arbresh.info.
Për të dytin vit me radhë, Granit Xhaka arriti të sigurojë një pozitë në 11-shen më të mirë të stinorit sipas SofaScores, në kampionatin gjerman.
Sipas ekspertëve të statistikave, Xhaka u notua me notën 7.41 dhe është krah për krah me Kimmichin në formacionin e sezonit.
Krahas paraqitjeve të mira, Xhaka realizoi edhe dy gola dhe dhuroi shtatë asistime në 33 ndeshje në Bundesligë.
Përveç tij nga Leverkuseni në formacion është edhe Florian Wirtz i cili pati paraqitje mbresëlënëse dhe mund ta ketë sezonin e fundit me këtë klub.
Disa emra tjerë që janë përfshirë në ekipin ideal janë edhe Kane, Olise, Musiala, Simons.
FORMACIONI MË I MIRË I SEZONIT NË BUNDESLIGË SIPAS SOFASCORE:
View this post on Instagram
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën