Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, në kuadër të takimeve të rregullta për bashkëpunimin strategjik ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s.
Sipas njoftimit, në takim Osmani potencoi sfidat aktuale të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë tek siguria kufitare dhe domosdoshmëria për parandalim dhe shmangie të çdo përpjekjeje për destabilizim nga Serbia, shkruan Arbresh.info.
Më tej, Presidentja vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe angazhimit të ndërsjellë.
“Presidentja dhe Komandanti i KFOR-it riafirmuan përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim të vazhdueshëm, në përputhje me mandatin e NATO-s dhe interesin e përbashkët për paqe dhe stabilitet në rajon.”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Arbresh.info/

Alarm në Tokio/19 persona përfundojnë në spital pas përhapje...
Francë: Arrestohet 16-vjeçari i dyshuar për vrasjen e 12-vje...
Rexhepi: Nesër Lugina në këmbë, vijnë kongresistët amerikanë
Kurti flet për prodhimin e municionit në takimin me Odën Kos...
Trump: Paqja me Iranin do jetë një marrëveshje e shkëlqyer o...
Albion Rrahmani në formacionin e javës në Çeki