Drita u shpall kampion i Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2024/25, duke lënë pas një dominim tre-vjeçar të Ballkanit.
Titulli u kthye në Gjilan pas pesë vitesh, teksa ky ishte i katërti në histori të klubit, shkruan Arbresh.info.
Ditën e diel skuadra nga Gjilani luan ndeshjen e fundit ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të Superligës së Kosovës, ku edhe do të kurorëzohet me titull.
Pas ndeshjes kryesia e klubit ka organizuar një festë të madhe për tifozët si dhe të gjithë qytetarit e Gjilanit, që u rrah zemra për Dritën.
Me fillim nga ora 19:30 tek Teatri i Qytetit, pritet të performojnë yje të ndryshëm të muzikës shqiptare.
Këtë e ka bërë të ditur Drita përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Gjilani do të jetë bardhë e kaltër! Pas një sezoni plot sakrificë, pasion dhe krenari, FC DRITA shpallet për herë të KATËRT kampione e Superilgës së Kosovës dhe këtë e festojmë me ju, për ekipin, për qytetin dhe mbi të gjitha për INTELEKTUALËT”, shkruhet ndër të tjera në postimin e Dritës./Arbresh.info
Kosovari arrestohet në Maqedoni të Veriut, voziti mbi 200 km...
Kështu duken fletëvotimet për votimet e 7 qershorit
NATO rrëzon një dron mbi Estoni, dyshohet se i përket Ukrain...
Kritikat e Kurtit për Blerim Isufajn, reagon PSRK: S’komento...
KQZ miraton adresat e kutive postare për votim në 22 shtete
Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e k...