Ditën e hënë Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit prej orëve të para të mëngjesit deri në orët e pasdites.
Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër reshjet po në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e shtrëngatave. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje si dhe ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
Era me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 14 m/s.
Deti – Valëzimi 1 deri 3 ballë./tch
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...