Java e parafundit në La Liga ka sjellë zhvillime interesante, me surpriza dhe ndeshje dramatike.
Edhe pse Barcelona ishte shpallur kampione javë më parë, kjo nuk e shpëtoi nga humbja befasuese në shtëpi ndaj Villarrealit me rezultat 2-3.
Në “Camp Nou”, miqtë kaluan herët në epërsi me golin e Ayoze Perez në minutën e 4-t. Lamine Yamal barazoi për katalanasit në minutën e 38-të, ndërsa në fundin e pjesës së parë, Fermin Lopez shënoi për 2-1. Villarreal reagoi fuqishëm në pjesën e dytë: Santi Comesana barazoi në minutën e 51-të, dhe Tajon Buchanan vulosi fitoren në minutën e 80-të.
“Los Blancos” siguruan fitore të pastër në udhëtim ndaj Sevillës me rezultat 0-2. Kylian Mbappe zhbllokoi ndeshjen në minutën e 75-të, ndërsa Jude Bellingham e mbylli sfidën në të 87-ën.
Skuadra e Diego Simeones fitoi ndaj Real Betisit 4-1, duke ruajtur vendin e tretë në tabelë. Julian Alvarez shkëlqeu me dy gola dhe një asist. Robin Le Normand dhe Angel Correa shtuan nga një gol, ndërsa Pablo Fornals realizoi golin e vetëm për miqtë.
Rezultatet e tjera:
• Las Palmas 0-1 Leganes
• Mallorca 1-2 Getafe
• Osasuna 2-0 Espanyol
• Real Sociedad 3-2 Girona
• Athletic Bilbao 2-0 Valencia
• Real Valladolid 0-1 Alaves
Bilbao dhe Sociedad siguruan fitore të rëndësishme në luftën për zonën e Ligës së Kampionëve, ndërsa Alaves dhe Leganes befasuan me fitore në udhëtim.
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...