Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka dhënë intervistën e parë që pas mbarimit të këtij reality shou.
Ai ka folur për gjërat pas këtij formati, jetën private e po ashtu edhe për projektet e reja.
Mes tjerash flet edhe për ish-banorët, me cilët nga ta ka ruajtur kontakte pas përfundimit.
I njëjti thekson se ka folur së fundmi me Valbona Mhillin dhe Shkëlzen Oruçin.
“Me Valbonën kam komunikuar tani vonë, me Xenin pak. Me tjetër kë nuk po di, asnjë pothuajse. Shumë i ngarkuar, në jetë reale me u rikthy shumë zor, edhe po i dëgjoj duke folur gjithka, kështu që ata akoma po merren me Big Brother”, tha ai.
Tutje shtoi: “Ka qenë çfarë ka qenë ka përfunduar Big-u çka po do më, natën e mirë”.
Duket se këngëtarit pejan nuk po i pëlqejnë gjërat që po fliten për të, meqë loja ka përfunduar dhe se duhet të merret secili me jetë të tyre. /Telegrafi/
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro