Jamie Vardy ka arritur një moment historik në karrierën e tij me Leicester City, duke shënuar golin e 200-të në ndeshjen e tij të 500-të dhe të fundit për klubin në “King Power Stadium”.
Ky gol u realizua në ndeshjen e xhiros së 37-t në Premier League kundër Ipswich Town, shkruan Arbresh.info.
Vardy shënoi pas një pasimi nga James Justin, duke i dhënë avantazhin Leicesterit.
Vardy është legjendë e klubit, ku kontribuoi ndjeshëm në fitimin e titullit të Premier League në sezonin 2015–16 dhe fitimit të FA Cup në 2021.
Në përfundim të sezonit, Vardy do të largohet nga Leicester si lojtar i lirë./Arbresh.info
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Veprim i dhunshëm, primitiv e b...
Alarmon avokati i popullit në Shqipëri: Të mbyllen 5 burgje,...
Hoxha: Avancim i projekteve ndërkufitare me Malin e Zi
Merz: Irani duhet të ndalojë së luajturi me kohën
Bojan Jevtiq dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh
Kurti: Kosovës i duhet president konsensual