Gyokeres do të largohet nga Sportingu këtë verë, destancioni i radhës është Premier League

16:16 | 18 Maj 2025
D.H

Pas dy sezonesh të jashtëzakonshme me Sportingun ku arriti 121 gola dhe asistime gjithsej dhe fitoi tituj të njëpasnjëshëm në kampionat, Viktor Gyökeres është gati për një kapitull të ri në karrierë.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, marrëveshja pritet të mbyllet për një shumë rreth 60–70 milionë euro, me totalin që pritet të shkojë në afro 65 milionë euro, shkruan Arbresh.info.

Klubi portugez dhe kampi i lojtarit kanë arritur një mirëkuptim që respekton dëshirën e Gyökeres për një hap të madh në karrierë, pas interesimit të vazhdueshëm nga klubet më të mëdha evropiane.

Pavarësisht se klauzola e lirimit të lojtarit ishte nën 100 milionë euro, marrëveshja e tanishme u ndërtua mbi respektin dhe korrektësinë mes palëve, pasi lojtari vendosi të qëndronte si në verën e kaluar ashtu edhe në janar, pavarësisht ofertave.

Premier League shihet si destinacioni më i mundshëm për sulmuesin suedez, me disa klube që tashmë kanë nisur kontaktet për transferimin e tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale