Pas një sezoni mbresëlënës në radhët e Barcelonës, Ferran Torres është objektiv i klubit anglez, Aston Villa.
Sipas “Birmingham Live”, drejtori sportiv Monchi dhe trajneri Unai Emery janë të interesuar për të rikthyer sulmuesin spanjoll në Angli, duke ofruar deri në 50 milionë euro për kartonin e tij.
Torres, i njohur ndryshe si “El Tiburon”, ka pasur një formë të shkëlqyer këtë sezon, pavarësisht se shpeshherë nuk ishte titullar i padiskutueshëm te katalanasit.
Ai ka arritur të shënojë 19 gola dhe të dhurojë 7 asiste në të gjitha garat, duke rritur ndjeshëm vlerën dhe interesin ndaj tij.
Ish-lojtari i Manchester City-t mund të jetë një përforcim kyç për skuadrën angleze që synon rritjen e konkurrencës në Premier League dhe në garat evropiane./rtk
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Parashikimi i motit për të premten
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së