Agjencia e Inteligjencës së Ukrainës ka hartuar një listë të të burgosurve rusë të luftës që mund të bëhen pjesë e një shkëmbimi me Rusinë.
Kievi dhe Moska ranë dakord dje për të shkëmbyer 1 mijë të burgosur ukrainas për 1 mijë të burgosur rusë gjatë bisedimeve që u zhvilluan në Turqi.
Ministria e Çështjeve të Brendshme e Ukrainës po përgatitet të presë ushtarët ukrainas.
“Përveç të tjerash, po përgatiten infrastruktura, vendndodhjet dhe stafi mjekësor i nevojshëm për të pritur, shoqëruar dhe rehabilituar ushtarët tanë”, shkruan Skynews.
Gjatë ditës, kreu i inteligjencës ukrainase, Kirill Budanov, shprehu shpresën se shkëmbimi do të realizohej javën e ardhshme.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...