Rreth 50 shtyllat “Smart” të cilat janë vendosur në Komunën e Prishtinës në vjeshtën e vitit të kaluar po dalin të mos jenë dhe aq funksionale.
Sipas Komunës, këto shtylla janë dizajnuar për të qenë multifunksionale, duke ofruar ndriçim efikas, qasje falas në internet për deri në 500 persona njëkohësisht, si dhe informacione në kohë reale për vend parkimet e lira në qytet.
Mirëpo, jo të gjitha këto shërbime po funksionojnë, pasi që interneti falas ku është e supozuar të kyçen deri në 500 persona në të njëjtën kohë, nuk po funksionon.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku, ka deklaruar për Arbresh.info se kjo problematikë mund të jetë shkaku i problemeve teknike nga punimet në rrethinë.
Nuk e kemi pasur këtë informatë nga qytetarët. Mund të ketë probleme teknike me internet dhe në disa pika, shumë pak nga 40 që janë gjithsej, për shkak të punimeve në rrethinë kemi shkëputje të shërbimit”, shton Lushaku.
Mbetet për t’u parë nëse Komuna e Prishtinës do të ndërmarrë masa për të rregulluar këto mangësi, apo nëse ky projekt do të mbetet një shembull tjetër i premtimeve të parealizuara në infrastrukturën urbane të qytetit./Arbresh.info
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...