Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Maltës, Robert Abela, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Osmani tha se me Abelan folën mbi forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Maltës, sfidat e përbashkëta dhe mundësinë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.
“Potencova rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës gjatë Presidencës së Këshillit të Evropës nga Malta, si një hap që do t’i përforconte vlerat evropiane dhe unitetin e kontinentit”, shkroi Osmani.
E para e shtetit po e përfaqëson Kosovën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë.
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Gjermania kërkon ekstradimin e dy kosovarëve të dyshuar për ...
Haxhiu nga Çikatova e Vjetër: U vranë 24 civil të paarmatosu...
LDK e hapur për bisedime me LVV-në për presidentin
KQZ-ja mblidhet sot, në rend dite regjistrimi i një partie t...