Në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet janë shfaqur afishe me përmbajtje kritikuese ndaj një zyrtare të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali.
“Për Halloween bonu si Dejona… Maska më e frikshme në institucionet e Kosovës”, thuhet në afishen që është vendosur në disa lokacione të kësaj rruge.
Nuk dihet ende kush qëndron pas vendosjes së këtyre afisheve.
As zyrtarja Mihali dhe as Vetëvendosje nuk kanë reaguar publikisht deri në këtë moment.
Ngjarja ka nxitur reagime në rrjetet sociale, ku përdorues të ndryshëm kanë komentuar në lidhje me përmbajtjen dhe motivet pas këtij veprimi.

FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...