Kryeministri shqiptar, Edi Rama priti me ceremoni zyrtare kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
“Për herë të parë në Shqipëri, kryeministri britanik Starmer zhvillon këtë vizitë zyrtare në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve”, u shpreh Rama.
Në ceremoninë e organizuar përpara Kryeministrisë, pas ekzekutimit të himnit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Himnit Kombëtar të Shqipërisë, Rama dhe Starmer vijuan takimin në ambientet e brendshme të Kryeministrisë.
Pas takimit, Rama dhe Starmer do të dalin në konferencë për mediet në orën 12:40.
Vizita e Keir Starmer i paraprin edhe Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbahet nesër në Tiranë, më 16 maj./atsh.al
Aro Muric pranë La Ligës? Klubi spanjoll futet fuqishëm në g...
KQZ: 23 subjekte dorëzojnë listat, 4 parti mbesin jashtë afa...
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...