Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri vijon me numërimin e zarfeve të zgjedhësve nga jashtë, ndërsa numërimi i votave brenda vendit është mbyllur.
Deri në orën 17:56, në total janë numëruar 100,835 zarfe të ardhura nga diaspora, nga 194 889 që janë në total.
Në rezultatet e publikuara nga KQZ, deri në orën 17:56, janë 54,164 vota për Partinë Socialiste ose 54.20 %
Ndërsa 28,273 vota për Partinë Demokratike -Aleanca për Shqipërinë Madhështore ose 28.29 %
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë 8402 vota ose 8.41 %.
Partia Mundësia ka marrë 3589 vota ose 3.59 %.
“Lëvizja Bashkë” ka marrë 2615 vota ose 2.62 %.
Partia Socialdemokrate ka marrë 1155 vota ose 1.16%./abcnews.al
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup