Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi, realizoi një gol në fitoren bindëse 5:0 të CSKA Sofjes ndaj Spartak Varnas, në kuadër të javës së 34-t të kampionatit bullgar.
Bytyqi hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 63-të dhe e vulosi fitoren me golin e pestë në minutën e 85-të, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë, mbrojtësi Lumbardh Dellova zhvilloi të gjithë ndeshjen për CSKA-në.
Skuadra e dy yjeve kosovarë aktualisht kryeson grupin e skuadrave që luftojnë për një vend në Ligën e Konferencës, me 59 pikë.
Kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit, ndërsa më 22 maj CSKA Sofja do të përballet me Ludogoretsin në finalen e Kupës së Bullgarisë — një mundësi e artë për Dellovën dhe Bytyqin që të mbyllin sezonin me trofe.
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...
Osmani premton medalje Presidenciale për Kombëtaren e Kosovë...
Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill
Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: Nuk duan ...
Intervistohet Shkëlzen Gashi dhe i bastiset banesa, Prokuror...