Real Madridi do të përballet me Mallorcan në La Liga me plot nëntë mungesa, përfshirë edhe Rodrygo Goes, i cili doli nga stërvitja e së martës duke çaluar.
Braziliani po përballet me një periudhë të vështirë, mes problemeve fizike dhe spekulimeve për një largim të mundshëm gjatë verës.
Në një konferencë para takimit me Mallorcan, trajneri Carlo Ancelotti ka folur lidhur me lëndimin e brazilianit.
“Rodrygo ka ndier shqetësim në këmbë. Është i mërzitur për këtë, por nuk ka asgjë serioze”, tha ai.
“Ka pasur temperaturë dhe nuk është stërvitur javën e kaluar, ndaj nuk ishte në formën e duhur. Ndihej në siklet dhe donim ta kontrollonim. Të gjithë e duan Rodrygon — sidomos unë”, u shpreh Carlo.
Braziliani aludohet për një largim të mundshëm nga Real Madridi këtë verë, pasi nuk shihet si startues nga trajneri i ri i Real Madridit, Xabi Alonso, i cili do të jetë edhe pasardhësi i Ancelottit.
Thuhet se një vendim do të merret në ditët në vazhdim, me “Los Blancos” që po shpresojnë që kjo të zgjidhet, në një mënyrë ose tjetrën./Arbresh.info
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...