Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Klubi i Biznesit dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në takimin me bizneset që preken nga vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për liberalizimin e tregut të energjisë, kërkuan anulimin e këtij vendimi.
Me këtë rast, ky vendim u quajt i papërballueshëm dhe që rrezikon qëndrueshmërinë financiare të shumë ndërmarrjeve. Siç u tha, nëse kërkesa për anulim nuk merret parasysh, si zgjidhje shihet subvencionimi i kostos shtesë për bizneset. Në të kundërtën, paralajmëruan shprehjen e pakënaqësisë në forma të tjera, pa përjashtuar mundësinë e protestave.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, kundërshtoi tregun e hapur të energjisë në këtë fazë, duke vënë theksin te pasojat për bizneset.
“Bizneset nuk janë përgatitur për një treg të lirë të energjisë”, tha Rafuna.
Drejtori i Klubit të Biznesit, Ilir Ibrahimi tha se bizneset nuk e kanë pasur kohën e duhur për t’u përgatitur që të përballemi me tregun e lirë të energjisë.
“Ky është vendim i rëndë të cilit asnjë biznes nuk mund t’i mbijetojë”, tha Ibrahimi.
Edhe kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Kosovarë, Kushtrim Ajvazi, e pa të paarsyeshëm vendimin e ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë për bizneset.
“Kërkesa e parë është shtyrja e hyrjes në fuqi të vendimit të ZRrE-së për së paku një vit, derisa kërkesa e dytë është kërkesa për subvencionim të kësaj kostoje shtesë për prodhuesit”, tha Ajvazi.
Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të shumë bizneseve. Emërues i përbashkët i diskutimeve të tyre ishte kërkesa për anulim të vendimit të ZRrE-së për liberalizim të tregut energjetik për 1300 biznese.
Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se nga 1 qershori bizneset që kanë mbi 50 të punësuar ose qarkullim mbi 10 milionë euro do të dalin në tregun e lirë të energjisë elektrike.
“Gjuha shqipe nuk është privilegj”, studentët e Kosovës prot...
Costa në Prishtinë: BE rikonfirmon mbështetjen për Kosovën n...
Incidentet në Zvërnec, arrestohen dy personat që tërhoqën me...
Allegri drejt Napolit, sot takimi vendimtar me Milanin për s...
Adelina Tërshani dorëzon në polici dosje me 650 faqe kërcëni...
Gjenerata e re e Kosovës në xhudo vazhdon përgatitjet në Kam...