Një grup eurodeputetësh i ka dërguar letër presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, duke i kërkuar anulimin e takimit të planifikuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për shkak të vizitës së këtij të fundit në Moskë javën e kaluar.
Iniciator i letrës ishte eurodeputeti Riho Terras, i cili kritikoi Costën për mosreagim, pavarësisht kërkesave të përsëritura jo vetëm nga eurodeputetët, por edhe nga disa shtete anëtare të BE-së.
Costa arsyetoi vizitën në Beograd me angazhim të zyrtarëve të BE ndaj secilit shtet të rajonit. Megjithatë Terras është i mendimit se angazhimi me kriminelët dhe miqtë e kriminelëve nuk është ajo që duhet të bëhet në momente të krizës së thellë dhe luftës që zhvillohet në territorin evropian:
“Presidenti Costa i dha një mesazh Putinit se gjithçka që ai bën është e pranueshme nga Bashkimi Evropian. Vet shkuarja e presidentit serb Vuçiq në Moskë vetëm se konfirmoi se lufta e Putinit është e drejtë. Dhe tani Bashkimi Evropian ka dëshmuar se vlerat nuk kanë më rëndësi për ne, dhe kjo është absolutisht e papranueshme për mua dhe kolegët e mi që kanë nënshkruar këtë letër”, tha Riho Terras.
Brukseli kishte tërhequr vërejtjen që Vuçiq të mos udhëtonte drejt Moskës, por kjo u injorua nga presidenti serb.
Vetëm një fundjavë e ndau Vuçiqin nga takimet me homologun rus dhe ata evropianë.
Në fund të kësaj jave, saktësisht një javë pas vizitës së tij në Moskë, Vuçiq do të qëndrojë në Tiranë, në samitin e Bashkësisë Politike Evropiane, ku pritet të marrin pjesë mbi 40 liderë të kontinentit./rtk
Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...
Lumbardh Dellova në formacionin e javës në Bullgari