Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pranuar sot në Vjenë Çmimin e Evropës.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se dy dekada më parë, i njëjti çmim iu nda Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova
“Sot, në zemër të Evropës, në Vjenë, pranova me respekt Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian “Coudenhove-Kalergi”, në një ceremoni të veçantë organizuar nga PanEuropa. Dy dekada më parë, i njëjti çmim iu nda Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Ky është një nderim për Repubikën e Kosovës dhe një dëshmi se rruga jonë evropiane, e ndërtuar mbi vizionin e Presidentit Rugova për paqe, demokraci dhe partneritet transatlantik, vazhdon me vendosmëri. Për Kosovën që beson, që qëndron dhe që ecën përpara”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër