Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it si dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Pas përfundimit të takim, Orav ka reaguar përmes një postimi në X i cili ka thënë se status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt, ndërsa ka theksuar nevojën për themelimin e një qeverie të qëndrueshme, përcjell Arbresh.info.
“Sot, ambasadorët e QUINT-it u takuan me kryeministrin në largim Kurti. Për përparimin në integrimin evropian të Kosovës, nevojitet një qeveri e qëndrueshme dhe funksionale. Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt”, ka shkruar Orav.
Kujtojmë se në takimin e sotëm mes Kurtit dhe ambasadorëve të QUINT-it është diskutuar për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës./Arbresh.info
Today, QUINT Ambassadors met the outgoing Prime Minister Kurti.
For progress in European integration of Kosovo, a stable and functional government is needed. The current status quo benefits no one.
— Aivo Orav (@AivoOrav) May 12, 2025
LEXO EDHE:
Kurti diskuton për anëtarësimin e Kosovës në KiE me ambasadorët e vendeve të Quint-it
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...