Partia Demokratike ka përmbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në mitingun përmbyllës, kreu i kësaj force politike ka deklaruar se nëse Partia Demokratike do të vijë në pushtet do të hedhë bazat që çdo i ri dhe e re të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri.
Berisha i ka ftuar shqiptarët që të bashkohen në 11 maj për të bërë ndryshimin e madh siç e quajti ai.
“Ditën e vendimit me të cilin ne na jepet shansi për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar shqiptarët, nga kjo diktaturë që e shkretëtoi atë, që e varfëroi atë, që e izoloi atë më shumë se çdo regjim tjetër në kohëra.
Ndaj dhe sot, këtu para jush unë dua t’u bëj një thirrje qindra e mijëra burrave dhe grave fisnikë, flokëthinjurve që shkrinë jetën e tyre për Shqipërinë, bashkohuni me datën 11 Maj, votoni ndryshimin sepse vota juaj do të jetë para së gjithash votë për dinjitetin tuaj”, ka deklaruar Berisha.
Berisha tha më tej se vota e shqiptarëve do të jetë përcaktuese për të ndëshkuar ata që sipas Berishës, rrënuan vendin.
“Sepse vota juaj do të jetë gjithashtu votë për të ndëshkuar ata të pamëshirë që në mënyrën më çnjerëzore u përçmuan ju, u poshtëruan ju, u detyruan ju njerëz fisnikë të qani me lot të ftohta mjerimi.
Jo, më 11 Maj, ju votoni që brenda 100 ditëve, Shqipëria të mos ketë pension nën 200 euro. Edhe njëherë, 560 mijë burra dhe gra që sot kanë një pension nën 172 euro, brenda 100 ditëve do kenë pensionin 200 euro.
Të gjithë pensionistëve të tjerë, do u rritet pensioni 20 përqind.
Dhe u garantoj se ky vrap nuk ndalet gjersa ju, burra dhe gra fisnikë të paguheni më mirë se të gjithë pensionistët e rajonit.
Vendi juaj, me djersën tuaj, është më i pasuri në rajon dhe ju e meritoni atë”, deklaroi ai.
Berisha ka falënderuar Peter Beyerin, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita duke theksuar se “nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz”
“Siguroj se PD në qeveri do vendosë bashkëpunimin më të ngushtë me qeverinë e kancelarit Merz për rivendosjen e shtetit ligjor, ligjit, funksionimin e ekonomisë së tregut, për shndërrimin e Shqipërisë në një eksportues të mirash materiale, mallrash Made in Albania në Gjermani dhe Europë, dhe jo krim e refugjatë, siç është sot. I dashur zoti Chris LaCivita, arkitekt i rikthimit më të madh në historinë e njerëzimit me votën e lirë, rikthimit të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, mirënjohjen më të pakufishme ju për vendimin që morët të angazhoheni me të gjithë potencialin tuaj për rikthimin e PD-së dhe Sali Berishës në pushtet. Emri juaj, ekspertiza juaj, u shndërrua me shpejtësi në eliksirin e kësaj fushate, në shpirtin e fitores së saj. Ditën e parë, me konferencën e parë të shtypit, e shkallmove Edi Ramën duke i rënë tavolinës me grushta. Do garantoj se nesër në mëngjes do i bjerë me kokë tavolinës”, tha Berisha.
/rtsh.al/
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...